Lajme

Haradinaj uron bashkëluftëtarët e tij në Ditën e Veteranëve: Sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 30 December 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar bashkëluftëtarët e tij me rastin e Ditës së Veteranit, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka thënë se shërbimi dhe sakrifica e tyre për çlirimin e vendit do të mbahet mend dhe do të nderohet gjithmonë.

“Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar i pari i AAK-së krahas fotografisë së publikuar./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera