Lajme

Haradinaj uron 31 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 08 September 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 31 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë shembull i fqinjësisë së mirë dhe bashkëveprimit funksional ekonomik, politik dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

“Në 31-vjetorin e pavarësisë së saj, urimet më të përzemërta për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë shembull i fqinjësisë së mirë dhe bashkëveprimit funksional ekonomik, politik dhe në të gjitha fushat e interesit të përbashkët ndërshtetëror”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera