Lajme

Haradinaj uron 28 nëntorin: Në çdo sfidë duhet të jemi bashkë

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 28 November 2019

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë ka uruar festën e 28 nëntorit.

Ai tha se historia jonë dëshmon që jemi sfiduar shpeshherë përgjatë rrugëtimit dhe edhe në këtë 28 nëntor kur na bashkon festa dhe vlerat jemi të bashkuar për ti bërë ballë pasojave të tërmetit.

“Dita e 28 Nëntorit lidhë ngjarjet më madhore të historisë sonë, që nga Skënderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së”, shkruan ai.

-Advertisement-

Haradinaj uron që kjo ditë të shërbejë si referncë e krenarisë sonë kombëtare që udhëon për përballimin e sfidave dhe për të punuar bashkërisht.

“Uroj që kjo ditë e bekuar, të shërbejë si referencë e krenarisë sonë kombëtare që udhëzon për përballimin e sfidave dhe për të punuar bashkërisht dhe me sinqeritet për kombin tonë dhe të ardhmën europiane të shqiptarëve”, shkruan ai në facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera