Lajme

Haradinaj u takua me senatorin Bob Dole

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 09 February 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar në Washington senatorin Bob Dole, të cilin e ka quajtur mik që i qëndroi Kosovës pranë në çdo kohë.

Takimin me Dole sipas Haradinajt ishte i jashtëzakonshëm në të cilin sipas tij u diskutuan të arriturat e Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë.

“Një takim i jashtëzakonshëm me mikun që i qëndroi Kosovës pranë në çdo kohë. Senatori Bob Dole, zëri i fuqishëm në Senatin e SHBA’së për Kosovën, kundër shtypjes së popullit të saj dhe përkrahësi më i fuqishëm i lirisë dhe pavarësisë së vendit. Ndamë së bashku të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetëshin e pavarësisë dhe biseduam për proceset e përmbylljes së shtetësisë dhe anëtarësimin e vendit në organizatat ndërkombëtare”, shkroi Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

“SHBA-ja është me Kosovën në çdo hap të saj dhe jemi krenarë për miqësinë e përhershme e vlerat e përbashkëta që ndajmë. Përjetësisht mirënjohës Senatorit Dole që Kosovës i dha shpresën dhe na ndihmoi të jemi krenarë me të. RH”, tha Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera