Lajme

Haradinaj: Tri familje nga Prishtina nga sot aderuan në AAK

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 14 April 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se tri familje nga Prishtina nga sot kanë aderuar në partinë që ai udhëheqë, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj ka thënë se partia e tij po fuqizohet me kuadro të reja

“Intelektualë, afaristë, tregtarë e ndërmarrës nga tri familje të nderuara të Prishtinës, Gashi, Begolli e Duraku, prej sot janë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

-Advertisement-

Aleanca si adresë e sigurt nga e cila kanë dalë shumë vendime të rëndësishme për vendin dhe gardiane e interesave nacionale me konsistencë e vendosmëri, po fuqizohet me kuadro të reja dita ditës.

Duke iu uruar mirëseardhjen, i falënderova për vullnetin e tyre për t’u bashkuar në rrugëtimin për shtetin e fortë dhe të mirëqenë”./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera