Lajme

Haradinaj tregon tri objektivat kryesore që Kosova duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes

Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 20 March 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas Haradinajt, si fillim Kosova duhet të arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO, e dyta të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe e treta ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri po ashtu dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje.

“Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit”,shkroi Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;

Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;

Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!

Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera