Haradinaj tregon të kaluarën e errët të Vuçiqit (Video)

Autori: Gazeta inFokus
09:20 | 30 April 2017
Aleksandar Vuçiq është president i Serbisë, ishte edhe kryeministër i saj dhe lider i një partie që quhet Progresiste, por s’ka qenë gjithmonë kështu.
Vuçiq i takonte dikur Partisë Radikale të serbëve të themeluar nga Vojislav Sheshel.
Por, përveç përkrahës i Sheshelit, Vuçiq ka qenë përkrahës i madh edhe i të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.
E këtë ia përmendi të shtunën edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gllogjani, ku u kthye pas katër muajsh për shkak të ndalimit të tij në Francë me fletarrest të Serbisë, pohoi se Vuçiq ishte përkrahës i njeriut që projektoi masakrën e Srebrenicës – ku u masakruan më shumë se tetë mijë boshnjakë.
“Unë e mbaj mend këtë Vuçiq-in, ngjitke postera të Mladiqit nëpër rrugët e Beogradit. E Mladiqi është arkitekti i masakrës së Srebrenicës”, tha Haradinaj. /Klan Kosova/

Të tjera
-
OKB: Thatësira ekstreme në Somali vetëm vitin e kaluar ka vrarë 43 mijë persona
Rreth 43,000 njerëz mund të kenë vdekur në Somali vitin e kaluar pas disa sez...
-
Incident në Bruksel, Murati thotë se BE s’e lejoi Kosovën pa fusnotë në konferencën e donatorëve
Bashkimi Evropian është nikoqir i një konferencë donatorësh për tërmetin në T...
-
Haxhiu viziton strehimoren e viktimave të dhunës në familje në Pejë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar strehimoren e viktimave t...
-
Thirrjet e Trump për protesta, çfarë po ndodh me mbështetësit e ish-Presidentit amerikan? VOA: Disa nga besnikët e tij më të flaktë…
Thirrjet e ish-Presidentit Donald Trump për protesta përpara ngritjes së mund...
-
Studentët e cilit universitet po eksplorojnë planetin Mars?
A e keni ditur se ASU është duke eksploruar Marsin? Profesorët, hulumtuesit, ...
-
Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj
Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Fac...
-
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energjetike
Qeveria ndan mbi 7 milionë euro për mbështetjen e tejkalimit të krizës energj...
-
Bien copa të murit, rrezikohen qytetarët në sheshin “Skënderbeu”
Në sheshin ‘Skënderbeu’ gjatë ditës së sotme, kanë rënë disa copa të murit, n...
-
AAK e Pejës: Qeverisja e Gazmend Muhaxherit e zhytur në skandale, gjysma e menaxhmentit të Komunës nën aktakzua
Dega e AAK-së në komunën e Pejës, ka mbajtur në mesditë konferencë për shtyp ...
-
Kuvajti kërkon ekstradimin e burrit të Arta Bajramit, i dyshuar për “grabitje”
Bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhemajl Sekiraqa, i është caktuar m...
-
Ministria e Nagavcit mundohet “ta fshehë” që po thyen ligjin, nuk ka asnjë të punësuar me aftësi të kufizuar
Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në krye me Arbërie...
-
Presidenti i Shqipërisë kërkon nga Vatikani njohjen e shtetit të Kosovës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Sekretarin e S...