Lajme

Haradinaj tregon se ku do të grumbullohen ndihmat për Shqipërinë

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 27 November 2019

Ramush Haradinaj kryeministri në detyrë ka treguar përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook se ndihmat për Shqipërinë do të grumbullohen në Kazermën e FSK-së në Prizren.

Ai tha se duke parë interesimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve për të ndihmuar Qeveria dhe Institucionet e Kosovës kanë vendosur që ndihmat nga qytetarët dhe bizneset të grumbullohen në këtë kazermë.

Ai gjithashtu tha se më pas këto ndihma do t’u përcillen autoriteteve shqiptare për ti shpërndarë ato në zonat e prekura nga tërmeti./Gazeta inFokus/

Të tjera