Lajme

Haradinaj tregon se a do të bënte qeverinë me LDK’në

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 28 January 2020

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të ishte e dhimbshme dhe se nuk do të ishte e drejtë të shkohej në zgjedhje të reja.

Ai thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por duhet të gjendet një formulë qeverisëse.

Haradinaj tha se do t’i përgjigjej LDK-së nëse do të kishte një ftesë nga kjo e fundit, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Është e dhimbshme të shkohej në zgjedhje të reja. Populli nuk na ka faj. Zgjedhjet ishin më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë. AAK’ja nuk është në radhë që të vijë në pushtet. Nëse na fton LDK’ja ne do ta mendojmë”, tha Haradinaj në T7.

“Kontestim të rezultatit nuk ka. Nuk ka arsye që të mos krijohet qeveria”, ka shtuar ai.

Haradinaj tha se puna e mandatarit vendoset nga presidenti pas 4 shkurtit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera