Lajme

Haradinaj tregon kush deshi ta ndaj Kosoven

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 01 November 2019

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe sot para shtatores së heroit Zahir Pajaziti në ditëlindjen e tij.

Para mediave, Haradinaj ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, ku ka përmendur përsëri përveç Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama edhe Ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, njofton Klan Kosova.

“Plot zyrtarë ty Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh qoftë, Vlora, Presidenti Thaçi, Kryeministri Rama dhe të tjerë”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

“Ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera t’i shërbejnë vendit. Nuk është e ndaluar. Kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje përmes shkëmbimit të territoreve, ajo [Çitaku], Thaçi, Rama, Vuçiq”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera