Haradinaj tregon çka kërkuan ambasadorët e QUINT-it
Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 23 December 2017
Ambasadorët e QUINT-it, i kanë kërkuar nga liderët institucional të vendit që ta ndalin iniciativën për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.
Këtë mesazh, ambasadorët e këtyre shteteve që janë në Kosovë ia kanë përcjellë, kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, një ditë pas tentimit që përmes kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues të thirret seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e këtij ligji.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i ekzekutivit, megjithatë thotë se ai do ta respektojë çdo vendim që sjellë Kuvendi.
“Kanë kërkuar që të ndalet kjo iniciativë, pra mos të proceduar më tutje, mos të ndodh shfuqizimi i Ligjit për Specialen, që është diçka e pritshme realisht, kur i dimë marrëdhëniet, i dimë raportet me ta, e pritshme”, tha Haradinaj.
Sa i përket akuzave të opozitës se kryeministri Haradinaj bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli kanë qenë ideatorët e kësaj dhe qëndrojnë prapa peticionit tw OVL tw UÇK-së, Haradinaj tha se nuk i kupton ato akuza për një qëndrim që nuk ka ndryshuar.
“Opozita e sotme nuk është ajo e djeshmja, mendoj përpara. Përpara kemi qenë në opozitë ne, Vetëvendosje, Nisma, tre parti opozitare kemi votuar kundër, qëndrimi ynë ka qenë publik, s’ka ndryshuar ai qëndrim, kur kemi qenë në opozitë ose tash. Ne nuk i ndërmarrim këto veprime as për hatër të dikujt, as për inate të dikujt si individ. Atë që besojmë se është e drejtë për vendin e respektojmë dhe ashtu veprojmë”, theksoi Haradinaj.
Shefi i ekzekutivit, ka shtuar se partia që ai drejton do të votonte pro, sepse qëndrimi i tyre kundër kësaj Gjykate nuk ka ndryshuar, pavarësisht se ai drejton Qeverinë.
“Aleanca dhe unë kemi votuar kundër kur është themeluar Gjykata sepse e nxjerr Kosovën në pozitë të pabarabartë dhe të vështirë në imazhin ndërkombëtar. Ne atëherë kemi vlerësuar se gjykimi duhet të ndodh në vend dhe sot jemi për atë, që Kosova jo t’i ikë drejtësisë, por këto të ndodhin në vend”, theksoi ai.
Pas nënshkrimit të 43 deputetëve të pozitës mbrëmë, u kërkua seancë e jashtëzakonshme për ta votuar ligjin i cili do ta shfuqizonte ligjin aktual për Gjykatën Speciale.
Ashpër kundër kësaj iniciative kanë dal ambasadori i SHBA-së Gred Delawie, ai i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.
Derisa lojë të partive në pushtet e kanë quajtur dy partitë opozita LDK dhe Vetëvendosje, përfaqësuesit e të cilave nuk kanë marrë pjesë në kryesinë e Kuvendit, çka ka pamundësuar bërjen e kuorumit për të caktuar seancë të Kuvendit.
Të tjera
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...