Haradinaj thumbon Kurtin në procesin zgjedhor të AAK-së: Kosova po udhëhiqet nga politikanë paranojakë, do ta ndërrojmë këtë
Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 05 June 2022
Kandidati i vetëm për të parin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në fjalën hyrëse të kuvendit të kësaj partie ka folur për të arriturat që sipas tij, Kosova i ka bërë në qeverisje të tij, por edhe për qëllimet në të ardhmen.
Haradinaj tha se ishin ata që patën qëllim lirinë, pavarësinë e ushtrinë, qëllime këto që sipas tij, i zbatuan e arritën, teksa tregoi edhe për qëllimet e së ardhmes.
“Jemi ne ata që i përjetuam këto qëllime, jemi ne ata që i zbatuam dhe i arritëm. Ne kemi edhe qëllime të tjera, kemi qëllim rritjen ekonomike, normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë me njohje reciproke. Qëllim e kemi anëtarësimin në NATO, në OKB e BE-në, e që do t’i realizojmë këto qëllime”, është shprehur Haradinaj.
Ish-kryeministri i vendit tha se në Kosovë u mbajtën shumë zgjedhje e u ndërruan shumë qeveri, por sot Kosova sipas tij, nuk është mirë, ashtu siç nuk janë mirë as qytetarët, sipas Haradinajt.
Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Kurti, Haradinaj e cilësoi si udhëheqje nga politikanë të pangopur për protagonizëm e në populizëm.
“Janë mosbesues deri në fund, janë frikësuar nga çdo gjë e janë në paranojë e izolim. Kosova sot është e trembur dhe reaguese sepse edhe ata që duhet ta ndërrojnë këtë gjendje janë shumica oportunistë. Jetojnë në ujëra të qeta edhe kur Kosova është në stuhi. Janë përfitues rasti, shikojnë privilegjet e të tillë ka shumë, si në nivelin qendror e edhe në atë lokal”, është shprehur Haradinaj.
Ai në fjalën e tij pyeti se kush tjetër përveç AAK-së mund ta bëjë Kosovën strategjike, jo reaguese, aleate e jo problem në siguri, në rend e ligj, ekonomi e vlera të demokracisë.
“Do ta bëjmë këtë me secilin qytetar të vetëdijshëm, në aleancë të plotë me aleatët tanë të prirë nga ShBA-të. AAK-ja sot konfirmon se është aleat i qytetarit të Kosovës, i aleatëve të Kosovës për ta bërë Kosovën strategjike. Por, për ta bërë Kosovën strategjike do të udhëhiqemi në parimin me besim në Zot, atdhe e shtet. Do të udhëhiqemi pa populizëm, pa protagonizëm dhe pa komoditetin e personit”, është shprehur në fund Haradinaj, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se pas fjalës së Haradinajt, procesi i brendshëm zgjedhor do të vazhdojë pa praninë e mediave.
Të tjera
-
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Ramush Haradinaj në një takim me punëtorë shëndetësor ka thënë se programi i kësaj partie për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes. Haradinaj ka thënë që kjo reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto ” në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”.
Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve paralele të Serbisë në...
-
“1000 euro neto”, Haradinaj premton rritje pagash në shëndetësi prej 41% në vitin e parë të qeverisjes
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e...
-
Ambasadori britanik në terren me Policinë, testojnë dronët e rinj që shteti i tij i dha donacion për Kosovën
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu ësh...
-
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Instituti ‘GAP’ ka publikuar të dhënat e hulumtimit për transparencën buxheto...
-
Pas aferës së rezervave shtetërore, MINT hap tender publik për blerjen e grurit
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga ministrja R...
-
Sadriu ndan pamje të automjeteve ushtarake: FSK-simbol i sigurisë
Zotëriu i parë, Prindon Sadriu, ka ndarë një video të automjeteve të Forcës s...
-
MPJ shpall tender të ri për shërbimet postare derisa një tjetër e kanë ende të hapur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallur tender të ri për shër...
-
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani konsideron se Kosova mund t...
-
Arrestohet një serb për sụlmin ndaj KFOR-it në veri ku ishin lënduar 93 ushtarë
Një person nga nacionaliteti serb është arrestuar mëngjesin e sotëm në veri t...
-
Presidentja Osmani më 21 nëntor mban në Kuvendin e Kosovës fjalimin e fundvitit
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se më 21 nëntor, presidentja e Ko...
-
Abdixhiku i falënderon komunat LDK’së që i refuzuan doracakët e edukatës se*suale: E detyruan Qeverinë t’i tërheqë plotësisht ato
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar ko...
-
Kurti: Secili biznes që angazhon punëtorë, për 6 muajt e parë do të paguhet me 70 për qind të pagës
Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për...