Haradinaj thotë se s’mund të ketë liberalizim vizash përderisa hedhim bërllok gjithandej

Autori: Gazeta inFokus
13:18 | 27 October 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se qytetarët që hedhin mbeturina në vende të pacaktuara dhe nuk kujdesen për ambientin, do të ndëshkohen.
Këto deklarata i bëri gjatë aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, që u organizua sot në komunën e Gjakovës.
Sipas Haradinajt, nuk mund të kërkohet liberalizim i vizave dhe në anën tjetër ta ndotim ambientin.
“Dënimet, ndëshkimet do të jenë reale, pra nuk do të lejohet të vazhdohet si deri tani. Tash ne po mburremi me disa tema tjera, mburremi se po bëjmë ushtri, se po hyjmë në Interpol, e kërkojmë liberalizimin, a në fakt, shikoni si e hedhim bërllokun”, ka thënë Haradinaj, raporton Ksp.
Kurse, koordinatori i organizatës “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, bëri thirrje që pronat e përbashkëta të konsiderohen si të tilla dhe të mirëmbahen. Ai tha se shpreson që nuk do të kenë nevojë të kthehen prapë në këtë hapësirë për të pastruar, e njëherësh njoftoi për procesin e punës së tyre.
“Deri më sot janë larguar 322 deponi ilegale mbeturinash në Kosovë. Janë mbi 150 mijë qytetarë, njerëz që kanë marrë pjesë në pastrimin e tërë Kosovës, pra i bie që gjysma e deponive të mëdha në Kosovë janë larguar dhe me këtë dinamikë ne po vazhdojmë çdo ditë në të gjitha komunat”, ka thënë Hasanaj.
Përndryshe, aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” nisi në shtator të këtij viti dhe do të zgjasë deri në dhjetor.

Të tjera
-
Krasniqi takon Rohden, flasin për zhvillimet e fundit politike dhe tejkalimin bllokadës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka takuar sot A...
-
Projekti kinez për paralajmërimin e motit fiton çmimin WSIS 2025
Një projekt kinez për paralajmërimin e hershëm të katastrofave meteorologjike...
-
Përkujtimi i gjenocidit në Srebrenicë, BIK boton librin e imamit që i mbijetoi masa*krës
Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kryesia e B...
-
Rasti i vde*kjes së 27-vjeçarit në Lipjan, nesër seanca për policët e dyshuar
Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan ka pranuar kërkesë për caktim ...
-
Reagon Presidentja Osmani për vde*kjen e 27-vjeçarit: Kërkohet transparencë, drejtësi dhe përgjegjësi institucionale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një ...
-
Zja*rri rrezikon Termocentralin “Kosova A”
Në një pjesë të sipërfaqeve (seperimeve) tek Termocentralit “Kosova A” janë p...
-
Hekuran Murati e përdori Chat GPT për qëndrime politike, Cakolli: Mjerë Kosova
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi ministri në detyrë, Hekuran Murati, sot...
-
15 vatra zja*rri janë aktive në Kosovë
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (MPB) ka bërë të ditur se, të martën, n...
-
Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shk...
-
Lëndohet një vajzë në pishinën e Gërmisë, këshilli lokal fajëson komunën
Kryetar i Këshillit Lokal të Sofalisë, Enver Redenica përmes një postimi në F...
-
Instituti i Mjekësisë Ligjore thotë se ende nuk e kanë hartuar raportin e autopsisë së 27 vjeçarit: Po bëjmë përpjekje maksimale
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka thënë se dje është kryer autopsia për Agon Z...
-
Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person – lëndohen 10 të tjerë
Një person ka vdekur dhe dhjetë të tjerë janë lënduar nga shembja e çatis...