Lajme

Haradinaj thotë se nuk është çudi me humbë 20 mijë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 17 October 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj është shprehur se nuk është në dijeni nëse Kosova ka humbur 20 mijë dollarë në organizimin e një eventi që ka dështuar.

“Mijëra dollarë harxhohen në planin diplomatik, nëse ka ndodhë sepse nuk jam e sigurt dhe kjo nuk është çudi”, ka thënë ai.
Por i pari i Qeverisë ka shtuar gjithashtu se nga evente të tilla mund të përfitojnë milionë euro.

Për çdo takim duhet të rezervosh sallën që nëse mbërrimë me i mbledh atëherë 20 mijë dollarë e mbërrijnë efektin e milionave”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Ndryshe të mërkurën në medie u raportua se nga buxheti i shtetit kanë humbur 20 mijë dollar me rastin e rezervimit të një sallë në New York për priten e krerëve të delegacioneve botërore.

Por më mos pjesëmarrjen e asnjë delegacion atëherë Kosova ka humbur 20 mijë euro të cilat i ka deponuar në hotel në rastin e rezervimit të sallës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera