Lajme

Haradinaj: Thaçit dhe Veselit ua kam prezantuar kandidaturën për president, ishim afër mbylljes së procesit

Autori: Gazeta inFokus 20:44 | 24 November 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ua kishte prezantuar kandidaturën e vet për president Thaçit dhe Veselit, pak kohë para se këtyre të dyve t’ju konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se kishte diskutuar me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kreun e PDK’së, Kadri Veselin, për kandidaturën e tij për president. Madje sipas Haradinajt, ishin në përfundim të mbylljes së këtij procesi.

“Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, është shprehur Haradinaj.

-Advertisement-

Tutje, Haradinaj tha se kishte për t’u takuar me Veselin ditën që udhëtoi për në Hagë, por takimi i planifikuar nuk u realizua.

“Në ditën që udhëtoi Kadri Veseli kemi paraparë edhe një takim, por që nuk u realizua”, ka thënë Haradinaj në RTK.

“Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK’në”, shtoi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera