Lajme

Haradinaj: Thaçi dhe Rama qëndrojnë pas idesë së dhënies së tokës për njohje

Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 01 March 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin shqiptar, Ramush Haradinaj, se qëndrojnë pas idesë së dhënies së tokës, për të fituar njohjen nga Serbia, përcjell inFokus.

Në një intervistë për RTK, Haradinaj ka theksuar se çdoherë e ka pasur një kusht të sinqertë, duke pohuar se në çdo vend e ka kundërshtuar kushtin, që njohja të blihet duke dhënë tokë.

Po ashtu ai pohoi se është lënë të kuptohet në shumë raste që presidenti ynë dhe pastaj kryeministri Rama, e kanë përkrah idenë e dhënies së tokës, për njohje.

-Advertisement-

Ai ka pohuar se në çdo takime ka këshilluar presidentin, që të mos e vazhdojë këtë ide, sepse do të sjellë tragjedi për tërë popullin.

“Kush do që ma qel temën e ndarjes, është armiku imi. Këtë e kam thënë në takime, jo pas shpine. E kam bërë edhe me presidentin, edhe në takime tjera”, tha ai dhe shtoi se lëvizja e kufijve është agjendë e Rusisë, sepse ka agjendë për lëvizjen e kufijve në Ballkan.

Ai pohoi se nuk rrezikohen marrëdhëniet me Amerikën, sepse kërkesa e tyre është pezullimi i taksës. Ai tha se taksa është shfrytëzuar për ta dëmtuar udhëheqësin e qeverisë, “të më dëmtojnë mua”.

“Amerika është si vëllai i madh, sepse po na teston deri ku mund të këmbëngulim ne”, tha ai.

I pyetur se pse nuk po e dëgjon kërkesën e amerikane për taksën, ai tha se nuk lëshon pe para Serbisë dhe Rusisë.

Ai po ashtu tha se ekziston një bindje që ka një paramarrëveshje, por që atë nuk e ka pa dhe nuk ka si të ecë përpara pa e pa marrëveshjen.

Kryeministri është shprehur edhe njëherë se taksa nuk hiqet pa njohje të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera