Lajme

Haradinaj: Të rinjtë nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes

Autori: Gazeta inFokus 20:36 | 20 May 2017

I nominuari për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë. Haradinaj në fjalën e tij, ndër të tjera tha se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova!

“Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmën e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes”, tha Haradinaj.

Ky ka qenë takimi i parë me rininë, në kuadër të një turi që do ta zhvilloje edhe me të rinjtë në qytete të ndryshme. Nesër Haradinaj mban debat me qytetarët e Prizrenit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera