Lajme

Haradinaj te Dheu i Bardhë: Kemi kufij më të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 21 September 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”, ku ka biseduar me zyrtarë të Policisë së Kosovës lidhur me gjendjen atje.

Haradinaj ka thënë se sot Kosova ka kufij më të sigurt e kontrolle më efikase doganore për arsye se forcimi i Policisë së Kosovës ka qenë prioritet i qeverisë së tij.

“Në pikëkalimin “Dheu i Bardhë” pashë nga afër përkushtimin e policisë sonë kufitare dhe doganave në kontrollin e kufirit shtetëror, si dhe shërbimet cilësore për qytetarët. Forcimi i policisë dhe profesionalizmi ka qenë ndër prioritetet tona qeverisëse dhe sot Kosova ka kufij të sigurt dhe kontroll efikas doganor. 100% shtet për 100% mirëqenie të policëve e doganierëve”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij personale në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera