Lajme

Haradinaj: Taksën prej 100 përqind për Serbinë e vendosëm prej zorit

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 21 November 2018

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se taksa prej 100 përqind për produktet që hyjnë në Kosovë nga Serbia u vendos prej zorit.

Ai deklaroi se Kosova nuk ka pasur zgjidhje tjetër, pasi Serbia nuk kupton gjuhë tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

“Se kemi bërë prej qejfit. Janë bërë 20 vjet nga lufta, 10 vjet nga pavarësia dhe shihet se Serbia nuk merr vesh gjuhë tjetër për t’u dakorduar me ty. Qasja e tyre është kundër normalizimit, këto janë veprime të zorit, nuk është respetu asnjëherë CEFTA. Tek tash i ra ndërmend Serbisë se ekziston CEFTA”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se sikur të ishte arritur ndonjë marrëveshje për njohje mes dy vendeve, raporti do të ishte tjetër.

“Duke qenë se ne si Kosovë nuk kemi zgjidhje tjetër, pos me e respektu vetën. Nëse nuk e respektojnmë veten nuk na respekton askush. Spo e them që e kemi zbuluar Amerikën, por kjo është kështu. Taksa e sotmë është bërë prej zorit, Kosova nuk e ka bërë prej qejfit. Sikur të ishte arritur një marrëveshje për njohje pa ndonjë traumë të kufinjëve apo të tjera, raporti do të ishte tjetër”, ka theksuar kryeministri.

Ai ka folur edhe për tregtarët të cilët importojnë me të madhe mallra nga Serbia.

“Edhe ne edhe tregtarët duhet ta kemi në rend të parë interesin e qytetarit. Kjo është bërë për interesin e qytetarit të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera