Lajme

Haradinaj: Taksa nuk i prish marrëdhëniet me Amerikën

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 22 February 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të lejohet që heqja e taksës ndaj Serbisë të jetë kusht për vazhdimin e dialogut. Ai ka treguar se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën.

Duke diskutuar për taksën, kryeministri Haradinaj deklaroi se mbajtja e taksës nuk i prish marrëdhëniet strategjike me Amerikën, sipas tij mund ta prishë ndonjë veprim ditor, javor apo mujor, mirëpo jo marrëdhënien strategjike me Amerikën.

“Marrëdhënia do të mund të prishej nëse ne do të dilnim kundër ligjit, mirëpo vendimi për taksën është veprim ligjor, kushtetues dhe në kuadër të normave të cilat janë të dakorduara për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Amerikë”.

-Advertisement-

Kryeministri thekson se ky nuk është një vendim i dedikuar Amerikës apo ndonjë aleati të përbashkët, por një kundërshtari që ka pozita armiqësore kundrejt Kosovës siç është Serbia, e cila me paratë që i fiton duke shitur në Kosovë, blen armë tek armiku i Amerikës, Rusia.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera