Lajme

Haradinaj takon përfaqësuesin e Ambasadës së Japonisë, bisedojnë për bashkëpunimin e ndërsjellë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 17 January 2023

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka takuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Haradinaj gjatë këtij takimi me Yamanaka, bisedoi për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme.

Po ashtu, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

-Advertisement-

“Japonia si mbështetëse e madhe dhe e gjithanshme në rrafshin ekonomik dhe politik, mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës. Në takim me z. Keisuke Yamanaka, të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, diskutuam për situatën aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Japonisë në fusha të ndryshme. Me kënaqësi pranova ftesën Ambasadës së Japonisë në Prishtinë, në shënimin e Ditëlindjes së Perandorit, më 23 shkurt.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, z. Yamanaka i shpreha mirënjohjen për përkrahjen që Japonia na ka dhënë në të gjitha fazat e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera