Lajme

Haradinaj takon kryetarin e SBASHK-ut: Konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave në arsim për 50 për qind

Autori: Gazeta inFokus 14:40 | 10 July 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se në takimin me Jasharajn ka konfirmuar synimin për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50 për qind si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6 për qind.

“Unë personalisht dhe Aleanca, kemi respektuar gjithmonë misionin e sindikalistëve në mbrojtjen e interesave të mësimdhënësve. Kemi pasur shumë herë mospajtime por gjithmonë kemi qenë konstruktiv në veprime që mësimdhënësit të jenë të vlerësuar dinjitetshëm.

-Advertisement-

Në takim me delegacionin e SBAShK, kryesuar nga z. Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029.

E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%.

Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës!”, shkruan Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera