Lajme

Haradinaj takon Frank Wisnerin, i ndan medalje kontributin e tij në pavarësimin e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 07 May 2022

Haradinaj takon ambasadorin Frank Wisner, i ndan medalje kontributin e tij në pavarësimin dhe konsolidimin e Kosovës

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka nisur të shtunën agjendën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takimin me Federatën Pan-Shqiptare Vatra.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka takuar diplomatin e njohur amerikan, ambasadorin Frank Wisner, të cilit dhe i ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij në pavarësimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Në ora 15:00 (21:00 sipas orës së Kosovës), Haradinaj pritet të bëjë nderime te varret e Vëllezërve Bytyqi, heronj të Kosovës.

Të tjera