Lajme

Haradinaj takon fermerët nga Ferizaj që protestuan para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 19 June 2019

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre.

Haradinaj u tha atyre se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtojë dhe akomodojë kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marrë trajtim.

“Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e inicuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë.

-Advertisement-

Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt”, ka deklaruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera