Lajme

Haradinaj takon bashkëluftëtarët në Pejë: Po ndihem sikur në ditët e lavdisë, ato të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 13 January 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Pejë, në mesin e bashkëluftëtarëve nga Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj ka thënë se ashtu siç e kishte nderin t’i ketë përkrah gjatë luftës, edhe sot iu bashkua atyre në këtë takim.

“Batalioni i Parë Sulmues i Zonës Operative të Dukagjinit, kreu detyrën me profesionalizëm e trimëri. Siç kisha nderin t’i kam përkrah gjatë Luftës Çlirimtare, sot u bashkova me ta dhe komandantin Bujar Ukimeraj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

“Evokuam kujtime, nderuam ata që ranë në krye të detyrës, që shqiptarët të kenë liri, heronjtë Fadil Nimani udhëheqës i Batalionit, Jusuf Kelmendi e Ahmet Gjikolli, luftëtarë të orëve të para”.

“Në Pejë sot, me këta trima përkrah, e ndjeva veten sikur në ditët e lavdisë, ditët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera