Lajme

Haradinaj takon ambasadorin italian: Anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional edhe me mbështetjen e Romës

Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 08 November 2024

Kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-E30, Ramush Haradinaj, priti sot në selinë e Aleancës ambasadorin italian, Antonello De Riu, ku zhvilluan një diskutim të hapur rreth situatës politike në vend.

“Shteti mik italian ka treguar ndër vite kujdes dhe mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Kosovës në të gjitha proceset,” u shpreh ish-kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar kontributin e Italisë në kuadër të KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Lideri i AAK-së theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të fortë, duke shprehur nevojën për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti, veçanërisht në drejtim të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional. Haradinaj shprehu mirënjohje të veçantë për rolin e vazhdueshëm të Italisë në mbështetje të Kosovës, si në të kaluarën ashtu edhe në periudhën aktuale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera