Lajme

Haradinaj takon ambasadorin e ri turk në Kosovë, e falënderon për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 08 May 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njoftues Ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovës, Sabri Tunç Angılı.

Haradinaj ka vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe solidariteti i shprehur nga Kosova për ndihmë popullit turk pas termetit shkatërrues, është dëshmi për marrëdhëniet e sinqerta.

“Prita në takim njoftues ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në Kosovë dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve”.
“Duke e uruar z. Angılı për detyrën e re, vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve tona. Solidariteti i shprehur i Kosovës dhe gatishmëria për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas tërmetit shkatërrues të cilin e përjetuan, është dëshmi për marrëdhëniet tona të sinqerta që kemi si dy shtete mike”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka falënderuar Ambasadorin dhe shtetin turk për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën veçmas për pranimin e aplikimit në Këshillin e Evropës.

“Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën në proceset integruese, siç ishte rasti së fundmi në pranimin e aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës por edhe në procese tjera integruese që na presin”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera