Lajme

Haradinaj takohet me amerikanen Thatcher, flasin për mjedisin

Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 25 February 2019

Pas aksionit të suksesshëm tremujor për pastrimin e tërësishëm të Kosovës nga mbeturinat e dy dekadave, jemi të angazhuar që të aplikojmë praktikat më të avancuara për ruajtjen e mjedisit.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, gjatë takimit me drejtoreshën e Odës së Gjelbër Ekonomike e Amerikane, Michelle Thatcher.

Haradinaj në Facebook ka njoftuar se me Thatcher kanë  diskutuar për domosdoshmërinë e ngritjes së parametrave të zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës pa dëmtuar mjedisin, si dhe për politikat për të stimuluar energjinë alternative

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera