Lajme

Haradinaj takohet me Dakën, bisedojnë për zgjedhjet lokale

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 15 September 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka me ekipin e saj. Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në

“Daka uroi kryeministrin për detyrën që ka marrë, duke e siguruar atë që përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 tetorit po bëhen në mënyrë efikase.

Haradinaj shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KQZ-në, për çdo çështje, dhe u zotua se do të ndihmojë edhe në rishikimin e buxhetit për KQZ-në, që të organizojë zgjedhje të suksesshme edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera