Lajme

Haradinaj: Ta marrim model Republikën Çeke

Autori: Gazeta inFokus 20:18 | 14 March 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova për t’u avancuar, duhet ta merr si model Republikën Çeke.

Kreu i qeverisë, njoftoi se në 20 vjetorin e hyrjes së Çekisë në NATO, ka qenë i pranishëm në  ekspozitën që  është mbajtur për nder të kësaj dite në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë dhe se e ka falënderuar ambasadorin Pavel Bilek për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në shtet ndërtim dhe rrugën euro-atlantike.

Postimi i Haradinajt: Facebook:

-Advertisement-

Modeli i suksesit i Republikës Çeke është inkurajues dhe frymëzues për Kosovën. Në shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së Çekisë në NATO, kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në ekspozitën me rastin e këtij momenti të veçantë për shtetin dhe popullin çek. Ambasadorin Pavel Bilek e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që shteti mik i ka dhënë vendit tonë në shtetndërtim dhe rrugën euro-atlantike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera