Lajme

Haradinaj – Surroit: Kjo qeveri është skandal në veti

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 02 December 2021

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar ashpër publicistit Veton Surroit pas një deklarate të tij lidhur me Qeverinë Kurti II, ku tha se ‘kjo qeveri nuk po bën skandale’.

Haradinaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 i reagoi Surroit duke thënë se ‘kjo qeveri është skandal vet’.

“S’ka nem më të madhe se me t’u rrit menja. Këtyre ju rrit menja shumë me fitore. Nuk kanë ditur as me menaxhu. Është situatë mjaftë e dhimbshme kur njerëzit ta rrahin krahin. E shifsha sa agresiv ishin kur u bojsha ndonjë kritikë. Në fakt unë isha miku i tyre më i miri, se i kam ballafaqu me ju tregu që dikush po ju sheh, që nuk po e mbani premtimin që sdo të bëni korrupsion e militanizëm. Nuk mendoj që edhe sot kjo qeveri ka nevojë për njerëz që ja rrehin krahin e i lavdërojnë.

-Advertisement-

E pash një deklaratë të Veton Surroit thojke ‘kjo qeveri nuk po bën skandale’ me i thënë ‘O Veton kjo qeveri është skandal vet’”, tha Haradinaj.

Ai tha se skandali më i madh i kësaj qeverisjeje është mosvotimi i ligjit të pagave.

“Ne jemi në krizë të fukarallakut në Kosovë, po rriten çmimet. Një qeveri që s’e merr shansin me votu ligjin e pagave, e ti e ki mundësi me bo këtë ligj të pagave, ky është skandal. Nuk ka skandal më të madh”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera