Lajme

Haradinaj sulmon Veselin: “Kur po flet për luftën kundër korrupsionit po më duket që është 1 prilli”

Autori: Halil Berisha 17:03 | 21 September 2019

Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të dy janë kandidat për kryeministër të vendit.

Njëri i prin listës së PDK-së e tjetri të koalicionit AAK – PSD, shkruan gazeta inFokus.

Por, deri para pak muajsh kur Ramush Haradinaj u dorëhoq nga posti që po synon tash, të dy qeverisnin bashkë me Kosovën. Ramush Haradinaj si kryeministër e Kadri Veseli si kryeparlamentar.

-Advertisement-

Por, tash, para zgjedhjeve të jashtëzakonshme kanë filluar premtimet e akuzat.

Kadri Veseli i PDK-së, çdo tubim me qytetar premton se do ta luftoj korrupsionin.

Por, kjo nuk po duket më shumë se gënjeshtër në sytë e Ramush Haradinajt, shkruan gazeta inFokus.

Këtë Haradinaj e tha gajtë një takimi me qytetarët e Vitisë.

“Nuk jemi ne të interesuar veç m’u larguar prej njëri-tjetrit, jam ndarë prej PDK-në, se punova me ta, por kur ishin temat me jetike për vendin nuk qëndronin, nuk e di çka ndodhke, por nuk rrinin në qëndrim. Jemi te interesuar të ecim përpara, por mënyra si po mendojnë që janë më të mirë se ne, p.sh. po e dëgjoj LDK-në e sotme duke thënë e çkapim shtetin, për besë nuk e tutin macen prej për sheshi, me pas qenë si Faruku e do të tjerë ndoshta ose kur ka qenë Ibrahim Rugova krejt kemi qenë me të, por kjo LDK e sotme ju e dini nuk guxonin me u ndie prej Hashimit e prej Kadriut, i bënin rresht. Kadriu po thotë e luftojmë korrupsionin, po më duket sikur 1 prilli kur po flet ai, e Albini po thotë dëshirojmë ta kthejmë edhe njëherë komunizmin e këtyre herëve, e ka provuar Enver Hoxha, e provoi Fidel Kastro, e kush se provoj, koncepti ekonomik nuk shkon mbrapa, ekonomia shkon përpara”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera