Lajme

Haradinaj-Stublla për qasjen në arkiva shtetërore të Serbisë: Është fitore për Kosovën!

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 02 May 2023

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pas vendimeve të arritura në takimin e sotëm në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo e ka konsideruar si fitore për Kosovën qasjen e plotë në arkivat shtetërore të Serbisë për periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

“Sa e turpshme të imagjinohet një shtet me status kandidati për anëtarësim në BE, me të kaluar gjenocidale si Serbia, që pajtohet të zbardhë vendndodhjet e varrezave masive në territorin e saj, të hapë arkivat shetërore prej ku u dhanë urdhërat për vrasje masive, përdhunime, masakra e varre masive të shqiptarëve – vetëm pas një procesi negociues e transaksional të një çështjeje tërësisht humanitare, për ndonjë përfitim eventual politik! Shihet që Serbia ka mbetur po ajo e njejta siç ua la trashëgimi Millosheviqi!” ka shkruar mes të tjerash Haradinaj-Stublla në reagimin e saj.

-Advertisement-

Ky është postimi i plotë:

QASJA E PLOTË NË ARKIVAT SHTETËRORE TË SERBISË PËR PERIUDHËN JANAR 1998 – DHJETOR 2000 ËSHTË FITORE PËR KOSOVËN!

KOSOVA NUK KA ARKIVA SHTETËRORE PËR PERIUDHËN E LUFTËS PËR ARSYE TË MIRËNJOHURA (SEPSE NUK KA QENË SHTET)!

Sa e turpshme të imagjinohet një shtet me status kandidati për anëtarësim në BE, me të kaluar gjenocidale si Serbia, që pajtohet të zbardhë vendndodhjet e varrezave masive në territorin e saj, të hapë arkivat shetërore prej ku u dhanë urdhërat për vrasje masive, përdhunime, masakra e varre masive të shqiptarëve – vetëm pas një procesi negociues e transaksional të një çështjeje tërësisht humanitare, për ndonjë përfitim eventual politik! Shihet që Serbia ka mbetur po ajo e njejta siç ua la trashëgimi Millosheviqi!

Megjithatë, pikën e 3 të Deklaratës për të Pagjeturit unë e konsideroj të rëndësishme (gjithmonë nëse Serbia vendosë të bashkëpunojë në implementim) për përshpejtimin e veprimeve në favor të zbardhjes së fatit të mbi 1,600 të pagjeturve, që e vërteta jetike t’u kthehet familjeve një çerek shekulli pas luftës!

Qasja në arkivat shtetërore të Serbisë do të DUHEJ të përdoret pastaj edhe për të kërkuar përgjegjësi ndërkombëtare nga Serbia për gjenocid përmes GJND-së, edhe për krime kundër njerëzimit përmes Gjykatës Speciale (e cila aktualisht NUK po i trajton qindra mijëra krime lufte të Serbisë e të serbëve kundër shqiptarëve)!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera