Lajme

Haradinaj-Stublla ngushëllon familjen nga Deçani që humbi dy djemtë

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 13 October 2020

E para e MPJ-së, Meliza Haradinaj-Stublla, me anë të një postimi në Facebook, ka ngushëlluar familjen nga Deçani e cila sot humbi dy djemtë në një tragjedi në Gjermani, shkruan Gazeta inFokus.

Ajo thotë se janë në kontakt me autoritetet gjermane dhe presin sqarimin e kësaj tragjedie të rëndë, e cila tronditi opinionin.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës. Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, ka shkruar Meliza Haradinaj – Stublla në Facebook./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera