Lajme

Haradinaj-Stublla: Javë e trishtë për mërgatën tonë

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 18 October 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka shprehur ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajt, e cila ka humbur tre anëtarë nga një aksident në Zvicër.

Shefja e diplomacisë kosovare ka vizituar sot Rahovicën e Ferizajt për t’i shprehur ngushëllime familjes Krasniqi, e cila humbi tre anëtarë në një aksident komunikacioni.

Postimi i ministres Haradinaj-Stublla pa ndërhyrje:

-Advertisement-

Javë e trishtë për mërgatën tonë!

Isha sot për ngushëllime në familjen Krasniqi të Rahovicës së Ferizajit, bashkë me kryetarin e degës së AAKsë në Ferizaj, Zv.Ministrin e Infrastrukturës z.Xhavit Zariqi për t’u shprehur solidaritetin dhe gadishmërinë e plotë timen dhe të Qeverisë së Kosovës që t’u qëndrojmë afër familjes në përballjen me këtë tragjedi të rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera