Haradinaj-Stublla “godet” opozitën: Partitë që e kanë nënshkruar Asociacionin të tregojnë qëndrimin e tyre tash
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 30 November 2022
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga partitë konkretisht PDK dhe LDK, që kanë nëshkruar Asociacionin në të kaluarën që të sqarojnë pozicionin e tyre.
Haradinaj-Stublla ka shtuar se të njëjtit po duken qesharak, dhe se nëse kanë ndryshime në qëndrim nga e kaluara mund ta bëjnë opozitën rreth kësaj teme.
“Partitë që kanë nënshkruar Asociacionin, dhe që tani kanë liderë të tjerë, është mirë të sqarojnë pozicionin e tyre karshi së njëjtës – e tek nëse ka ndryshime në qëndrim/argumentim nga e kaluara, mund t’a bëjnë ‘opozitën’ rreth kësaj teme. Përndryshe po duken qesharak”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur shtim të presioneve nga ana e ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë së Kosovës, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ndërkombëtarët kanë deklaruar se Kosova duhet të përmbushë kërkesat për krijimin e Asociacionit, i cili buron nga marrëveshja e Brukselit e nënshkruar më 2013.
Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013.
Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni.
Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.
Partitë që kanë nënshkruar Asociacionin, dhe që tani kanë liderë të tjerë, është mirë të sqarojnë pozicionin e tyre karshi së njejtës – e tek nëse ka ndryshime në qëndrim/argumentim nga e kaluara, mund t’a bëjnë ‘opozitën’ rreth kësaj teme. Përndryshe po duken qesharak.
— Meliza Haradinaj (@MelizaHaradinaj) November 30, 2022
Të tjera
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Von Der Leyen e fshin videon e djeshme ku Kosova shfaqej brenda hartës së Serbisë
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka fshirë postimin me vid...
-
LVV i kërkon PZAP-së të anulojë “lejen” për pjesëmarrje të Listës Serbe në zgjedhje
Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në m...