Lajme

Haradinaj – Stublla akuzon Lajçakun se dëshiron të kthejë idenë e korrigjimit të kufijve

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 17 October 2020

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se deklaratat e Lajçakut për ndryshim kushtetute të Kosovës për të akomoduar një Republikë Srpska janë diskutime paranojake.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në Twitter se Serbia duhet të kërkojë falje për gjenocidin e shkaktuar, të respektojë 33 marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel me objektivin e qartë për njohje reciproke.

 

-Advertisement-

 

“Kërcënimet dhe diskutimet deluzionale që kanë për qëllim ndryshimin e kushtetutës për të akomoduar të ashtuquajturën “Republika e Dodikut” brenda Kosovës- në realitet për të sjellur sërish idenë e shkëmbimit të territorit dhe kufijëve etnikë si diçka më pak se të rrezikshme në këtë krahasim. Lajm i mirë të dyja do të dështojnë sërish. Kosova është e zotuar për dialog konstruktiv me Serbinë, kërkimfalja dhe drejtësia për krimet gjenocidale të Serbisë në vitet e 90’ta, kthimin e menjëhershëm dhe informatat për personat e zhdukur në varresat masive në Serbi dhe respektimin e 33 marrëveshjeve teknike me objektivin për njohje reciproke në kufijtë aktualë”, ka shkruar Ministrja e Jashtme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera