Lajme

Haradinaj: Strukturat janë mobilizuar që programi dhe vizioni i Aleancës të arrijë në çdo shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 19 October 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, javën e ka nisur duke takuar strukturat e degëve të Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Podujevës, Skenderajt dhe Fushë Kosovës.

Ai tha se strukturat janë mobilizuar që programi dhe vizioni i Aleancës të arrijë në çdo shtëpi.

“Javën e nisëm me takime pune, me kolegët nga Vitia, Kaçaniku, Hani i Elezit, Skenderaj, Podujeva dhe Fushë Kosova. Strukturat janë mobilizuar që programi dhe vizioni i Aleancës, të arrijë në çdo shtëpi. Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë një jetë të dinjitetshme. AAK-ja është përcaktuar që të ofrojë opsionin më të mirë të qeverisjes anekënd vendit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Kujtojmë se Haradinaj edhe javën e kaluar ka zhvilluar takime të shumta me degët të partisë të komunave të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera