Haradinaj: Sportistët janë ambasadorët më të mirë të paqes
Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 05 May 2018
Në prag të Kampionatit Evropian të karatesë që do të mbahet nga 9 deri më 13 maj të këtij viti në Novi Sad, të Serbisë dhe ku Kosova do të përfaqësohet nga reprezentues shtetëror pjesë e Federatës së vendit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të paqes dhe meritorët e kapërcimit të dallimeve politike dhe etnike.
Këto komente Kryeministri Haradinaj i bëri pasi priti në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Ismet Krasniqi.
“Qeveria mbështet sportistët në çdo garë rajonale dhe botërore, duke e vlerësuar lartë rolin e tyre të afrimit, të promovimit të paqes. Ne jemi me fat që shumë sportistë tanë kanë kapërcyer kufijtë dhe jo vetëm kaq, kanë shënuar histori në një vend të huaj, duke përfaqësuar vlerat tona dhe duke na afruar më shumë me popuj të tjerë”, tha Kryeministri Haradinaj.
Në këtë takim me kryetarin e KOK-ut, Besim Hasani, u fol edhe për të arriturat dhe sfidat e sportistëve kosovarë në përgatitjen e tyre për Lojërat e ardhshme Olimpike “Tokio 2020”.
Në takim u tha se 13 karateistët që e përfaqësojnë Kosovën në këto gara janë të gatshëm, mjaft të përgatitur dhe pritet që t’i sjellin medalje shtetit të Kosovës, aq më parë kur disa prej tyre tashmë kanë marrë epitetin e sportistëve kulminantë botërorë.
Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e tij që të ndihmojë Komitetin Olimpik dhe Federatën e Karatesë së Kosovës, duke thënë se përmes sportit kapërcehen kufijtë e ndarjeve politike, dhe u krijohet hapësirë vlerave të përbashkëta njerëzore.
Të tjera
-
Nisë seanca kundër Dardan Krivaqës, akuzohet për grabitje në kazino
I dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Os...
-
Arrestohet zyrtari i komunës së Ferizajt, i kishte mundësuar një turku të pajiset me dokumente të Kosovës
Është arrestuar zyrtari i komunës në Ferizaj pasi dyshohet se duke keqpërdoru...
-
Hoxhaj uron Thaçin për datëlindje: Qoftë kjo ditëlindja e fundit që nuk e festojmë së bashku
Zyrtari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar për datëlindjen e 56-të, ish-presid...
-
NATO nis armë bërthamore në Poloni? Reagon Stoltenberg: Nuk ka plane për…
Presidenti polak Anderzej Duda la të kuptohet se vendi i tij është i gatshëm ...
-
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje me fjalë nga zemra
Sot ish-presidenti Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 56-të. Nuk mungoi ur...
-
Spanja liron aksidentalisht bosin holandez të drogës, më pas ai arratiset
Zyrtarët e drejtësisë në Spanjë aksidentalisht kanë liruar nga burgu miliarde...
-
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka ...
-
Arrestohet e dyshuara se tentoi të fuste dro*ë në Burgun e Dubravës
Të martën është arrestuar një grua nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se kis...
-
Statistikat e BQK: Qytetarët morën kredi në vlerë prej 241 milionë euro gjatë marsit, i depozituan rreth 70 milionë
Mbi 241 milionë euro është vlera e kredive të reja të marra nga qytetarët e K...
-
Departamenti amerikan i Shtetit: Ne sponsorizojmë me krenari rezolutën për Srebrenicën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenare që sponsorizojnë propozimin për ...
-
Kur do t’i hiqen Kosovës masat e vendosura nga BE-ja
Bashkimi Evropian nuk ka treguar shenja konkrete se Kosovës do t’i hiqen masa...
-
Nga VV-ja thonë se nuk ka nevojë për raporte shtesë: BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës
Njërin nga kushtet që e kishte Kosova që Bashkimi Evropian t’ia heq masat ndë...