Haradinaj: Specialja shfuqizohet këtë muaj, edhe LDK voton pro
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 04 January 2018
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj se në muajin janar do të përfundojë çështja rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën.
Madje, ai tha se edhe disa deputetë të LDK-së do ta mbështesin një vendim të tillë.
“Po them se do të bëhet kuorumi dhe pres që brenda muajit do të përfundohet kjo çështje.
Kemi biseduar me secilin deputet, kemi deputet edhe në LDK që në minimum do të abstenojnë, nëse nuk votojnë pro… Ka njerëz në LDK që do të abstenojnë dhe ka edhe të atillë që do të votojnë pro.
Ka ndodhur një keqkuptim, atë natë kur u thirr mbledhja e kryesisë kanë pasur të votojnë 7 deputetë të LDK-së që do të votonin pro”, u shpreh Haradinaj në TV Dukagjini.
Ai tha se po bëhet shumë pompozitet dhe se krijohet një frikë e panevojshme, pasi sipas tij, edhe ndërkombëtarët do të ndërrojnë qëndrim për Gjykatën Speciale pasi që Kuvendi ta shfuqizojë Specialen.
“Po bëhet shumë pompozitet, mendoj që po shpallet një frikë e panevojshme në popullatë.
Është frikë e panevojshme pa marrë parasysh a thotë Amerika, ata kanë detyrën e tyre për të thënë ashtu.
Ju siç e dini, Amerika dhe Anglia edhe kur e kemi fillua luftën na kanë quajtur harbut, kaçak, irredentistë dhe në fund na kanë përkrahur e ndihen krenar.
Kështu që ata do të ndërrojnë qëndrim në momentin që na shohin se jemi të vendosur dhe për këtë jemi të bindur”, tha më tutje Haradinaj.
Ai tha se shfuqizimi i Gjykatës Speciale nuk është “thikë pas shpine” për ndërkombëtarët.
I pyetur se çka do të ndodhë nëse nuk votohet shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ai tha “Do të votohet. Do të votohet”.
Të tjera
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...