Lajme

Haradinaj: S’ka kërkesë të Serbisë për përfshirje në hetime në rastin e Ivanoviqit, por vetëm për shkëmbim informatash

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 18 January 2018

Kreu i ekzekutivit të vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot lidhur me pohimet se Serbia ka kërkuar përfshirjen në hetime në rastin e Oliver Ivanoviqit.

Haradinaj ka thënë se juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës.

“Juridiksionin për hetime në Kosovë e kanë vetëm institucionet e Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se EULEX-i dhe UNMIK-u nuk kanë kompetencë të japin autorizime të tilla.

-Advertisement-

“Të vetmit ata që kanë kompetencë të japin autorizime të tilla janë institucionet e Kosovës”, tha kryeministri, duke shtuar se një kërkesë e tillë nuk iu është dorëzuar institucioneve të vendit.

Ai tha se ajo çfarë është kërkuar është shkëmbim informatash, e që për këtë janë pro edhe institucionet e Kosovës pasi rasti Ivanoviq ndërlidhet edhe me njerëz dhe akterë që nuk janë vetëm në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera