Lajme

Haradinaj siguron se drejtësia do të bjerë në vend për rastin e 16 vjeqares

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 06 February 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për rastin e abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi.

Haradinaj tha se siguron familjen e të abuzuarës që organet e drejtësisë do të merren me rastin.

“Me shqetësim mora lajmin për rastin e fundit të abuzimit seksual me të miturën nga Drenasi. Jam i tronditur që një mësues që i besojmë fëmiun dhe një polic që i besojmë sigurinë të abuzojnë me një të mitur. Përgëzoj reagimin e shpejtë të autoriteteve komunale dhe qendrore ndaj këtyre abuzuesve. Bashkëndjejë me familjen e të abuzuarës dhe i siguroj që organet e drejtësisë do të merren me rastin seriozisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

I pari i vendit ka falenderuar mediat për raportimin e rasteve të tilla.

” Dua t’i falënderoj mediet për angazhimin e pandalshëm që të raportojnë për raste të tilla dhe të shtyjnë reagimin institucional dhe shoqërore. Apeloj te të gjitha vajzat dhe gratë që janë cak i abuzimeve dhe kërcënimeve të kësaj natyre, të paraqesin rastet dhe të raportojnë dhunuesit”, përfundoi Haradinaj./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera