Lajme

Haradinaj si çdo të diel në bjeshkë, flet për arrestimin e zëvendës ministrit Cena

Autori: Gazeta inFokus 16:43 | 21 October 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shfrytëzuar këtë të diel si çdo herë të ecë nëpër Malet e Kosovës, përkatësisht në bjeshkët e Vrellës.

Ai këtë e ka bërë së bashku me fëmijët e tij dhe po ashtu Deputetin nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj, që është nga Istogu.

Pas ecjes afër tre orësh me kthim, Haradinaj është ndalur dhe ka folur për Indeksonline për zhvillimet aktuale në vend.

-Advertisement-

Sa i përket arrestimit të Zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, Musa Cena që është nga radhët e partisë së Kryeministrit, i cili u arrestua nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje të Ryshfetit” nga pala e dëmtuar, Haradinaj ka thënë se do të pret deri në fund rezultatet nga organet e hetuesisë.

“…Organet e rendit të drejtësisë ose të hetuesisë po bëjnë punën e vet tani dëshmitë ose provat nëse ngjarja ka ndodhur vërtetohet atëherë kjo është një punë e mirë e hetuesisë dhe i përgëzojmë për punën. Në këto raste nëse aktakuza është që ka ndodhë gjatë marrjes së përgjegjësisë atëherë do ta shkarkojë zv/ministrin Cena nga ajo pozitë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Indeksonline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera