Lajme

Haradinaj: Shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 31 July 2024

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së fundmi ka lëshuar një lum kritikash në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj tha se punët e Kurtit s’janë në favor të Kosovës por të Serbisë, dhe një gjë të tillë sipas tij, kryeministri e bën me agjendë.

Për Haradinajn, Kosovës më shumë të këqija po i bën Kryeministri Kurti, sesa Faton Hajrizi, ndërsa e ka cilësuar si “njeri të Serbisë”.

-Advertisement-

Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, Haradinaj thotë se Kurti është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit e në emër të shtetit.

“Me respekt për popullin tim ky njeri është i Serbisë, punët e tij nuk janë na favor të Kosovës por të Serbisë, e dobëson shumë Kosovën dhe e forcon shumë interesin e Serbisë dhe grupet që rrezikojnë, këtë e bënë me agjendë sepse e ka detyrë. Nëse Serbisë i duhet me ia dhënë ndonjë fuqi Albinit, sepse ata kujdesen mos me ra njeriu i tyre, ia kthejnë trupin i bëjnë edhe favore të tjera, vajtojnë për dinarin dhe për gjëra të tjera me qëllim për t’u kamufluar dhe me u fshehë pra njeriu i tyre, ky është njeriu i tyre. Unë mendoj që shumë më të këqija po i bën Albini Kosovës, sesa Faton Hajrizi. Veprat e krimet e tyre janë shumë më të mëdha. Të këqija që ka mundur me i bë Faton Hajrizi, ky është duke i bërë të këqijat e udhëheqësit të shtetit dhe në emër të shtetit ku është duke bërë shumë më të këqija sesa Faton Hajrizi”, ka thënë ai për Ekonomia Online.

Haradinaj ka përmendur edhe terroristin serb, Milan Radoiçiq, e për të cilin tha se në kohën kur ai ka qeverisur ai kishte ikur nga Kosova, ndërsa shtoi se me qeverisjen e Kurtit ai u bë faktor kërcënues për Kosovën.

“Radoiçiqi ka ikur prej Kosovës në kohën e qeverisjes time, i ka shkuar policia për ta arrestuar dhe nuk e ka gjetë aty dhe nuk është kthyer më. Gjatë kohës së asaj qeverie, Lista Serbe dhe Radoiçiqi kanë qenë shumë të kujdesshëm në veprimet e tyre. Në atë kohë është bërë ushtria e Kosovës, statuti i Trepçës. Me ardhjen e Kurtit në qeverisje, Radoiçiqi u kthye në faktor të fuqishëm kërcënues për Kosovën, pra e shihni dallimin”, ka deklaruar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera