Lajme

Haradinaj shtron iftar për BIK’un në AAK

Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 20 May 2020

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shtruar sot një iftar në selinë e partisë për prijësit e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku prezent ishin kryeimami Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij.

Haradinaj, në njoftimin publik, ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në periudha të ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës.

“Si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë të Ramazanit, sonte, në selinë e Aleancës, kam shtruar iftar, për nder të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij. Shpreha mirënjohjen time për kontributin e çmuar të Bashkësisë Islame në Kosovë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Haradinaj, duke porositur që të kujtohen vlerat më kulmore të Islamit gjatë krizës pandemike, ka uruar agjërim të lehtë për besimtarët në ditët e mbetura të Ramazanit.

“Sidomos gjatë kësaj krize pandemike, vlerat më kulmore të Islamit, në thelb na kujtojnë që ta tejkalojmë veten për të mirën e përbashkët dhe të ruajmë virtytet tona unike e të dëshmuara, të bujarisë dhe mëshirës. Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë, ju dëshiroj agjërim të lehtë edhe përgjatë ditëve të mbetura të Ramazanit”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera