Lajme

Haradinaj: Shteti jep para edhe në të zezën

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 01 March 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke replikuar me deputetët ka thënë se duhet të dihet se shteti është shtet dhe ka disa shpenzime, obligime dhe jep para edhe në të zezën.

“Kjo ideja e shumë prej juve sa të ndershëm jeni me kursye popullin po del hipokrite sepse ne krejt e njohim njëri tjetrin dhe e dimë që i keni marrë krejt këto mëditje kur iu ka ardhur rendi, jeni shku, jeni hy e jeni dal, amo ndaluni diku sepse janë gjëra që i di populli, i kemi listat kush ka marrë mëditje, mundemi me i nxjerr me ua publiku diku edhe të gjithë marrin, nëse është problemi krejt i trajtojmë po e bëjmë një paket dhe vendim çka.

Është pak e habitshme për mua, është një farë fukarallëku që po e shoh ku doni me ardhë, edhe pak duam me i kursye edhe letrat, mos të blejmë nja 10 letra, o shteti është shtet i ka do shpenzime, i ka do obligime, e ka një reprezentacion, jep para edhe në të zezën, ka raste të caktuar jep shteti për projekte të caktuara, për tema të caktuara, si në planin e brendshëm si ndërkombëtar, analizoni pak, ka mënyra të shmangies së procedurave, nuk mundesh me kthyer shtetin në kur simin në institucion“, tha Haradianj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera