Lajme

Haradinaj: Shtëpia e Bardhë është tempull i shenjtë, plani për ndarjen e Kosovës kurrë s’ishte në tavolinën e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 23:38 | 26 March 2020

Ish-kryeministri njëherit kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook ka thënë se deklarata e krerëve të lartë të Administratës amerikane dhe Departamentit të Shtetit se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh, është siguria më e madhe dhe garancia më e duhur që i nevojitet Kosovës sot për të ecur përpara.

“Kohën dhe energjinë më të madhe sa isha kryeministër, ia kam kushtuar luftimit të zërave konspirativ e të pasaktë, që dikur thonin se Amerika është për shkëmbim territoresh, duke synuar gabimisht largimin tonë nga aleati ynë historik, SHBA-të. Ai plan ka pasë mundësi të jetë në tavolina tjera, por asnjëherë në tavolinën e udhëhequr nga SHBA-të. Sonte, ndihem i përmbushur dhe i sigurtë, që kjo bindje po konfirmohet edhe deklarativisht”, shkruan Haradinaj.

Ai tutje shkruan se marrëdhëniet tona me Amerikën janë të pathyeshme, të pacenueshme, dhe të përhershme. Shtëpia e Bardhë dhe Ëashingtoni janë tempull i shenjtë i lirisë dhe pavarësisë sonë.

-Advertisement-

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin tonë”, përfundon ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera