Lajme

Haradinaj i shqetësuar për mosnjohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 22 January 2018

Është duke u mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Mbledhja në fjalë ka filluar me një minutë heshtje për vdekjen e liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq si dhe për veprimtarin Jonuz Musliu.

Më pas kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka ngritur si shqetësim marrëdhëniet jo të mirëfillta me Bashkimin Evropian, për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së.

Haradinaj i bëri këto komente përgjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku tha se është e padrejtë që Kosova të vuaj për shkak të marrëdhënien që BE ka mes vete.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera