Haradinaj shkon te Kryetari i Deçanit pasi iu regjistrua prona Manastirit – thotë se komuna do ta respektojë vendimin
Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 19 March 2024
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot është takuar me kreun e Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të udhëzojë Agjencinë Kadastrale për t’ia regjistruar 24 hektarë tokë në emër të Manastirit të Deçanit, shkruan Express.
Haradinaj ka lënë të kuptohet se autoritetet komunale në Deçan do ta respektojnë vendimin dhe do të respektojnë të gjithë vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës.
Megjithatë Haradinaj thotë se Qeveria qendrore e ka lënë anash Deçanit dhe s’po i përkrah kërkesat e tyre jetike, duke kritikuar buxhetin e ndarë për këtë komunë.
“ Sot qëndrova në Deçan ku zhvillova një diskutim me kryetarin, z. Bashkim Ramosaj dhe autoritetet tjera lokale për të gjitha zhvillimet e fundit në Deçan e më gjerë. Deçani, si çdoherë ka nderuar Kosovën e gjithë kombin në të gjitha çështjet e ndjeshme, dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës, sepse është shteti ynë dhe shtet tjetër nuk kemi.
Por, qeveria e sotme e Kosovës nuk po e respekton dhe nuk po e përkrah Deçanin në kërkesat jetike në shërbim të qytetarëve. Shumë projekte kanë mbetur pa buxhetin e domosdoshëm për t’i përfunduar ato. Kjo sjellje e tillë e qeverisë ndaj Deçanit duhet të ndërpritet dhe t’i ofrohet përkrahja e merituar në projektet që kanë mbetur pezull”, ka shkruar Haradinaj.
Të tjera
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...
-
Ndërron jetë gruaja që u vetaksidentua në Suharekë
Një grua ka vdekur pasditen e djeshme si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi ...
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...