Lajme

Haradinaj shkon për ngushëllime tek familjet Mustafaj e Hamzaj në Gllogjan

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 27 November 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime tek familjet që mbrëmë humbën familjarët e tyre në sulmin që ndodhi në Gllogjan të Deçanit.

Haradinaj vizitoi familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan teksa u shprehu ngushëllime familjarëve, njofton Klankosova.tv.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera